Situata brenda PD-së, Patozi: Berisha nuk ka hall të mundë Ramën, por “Alibashën”

Lajme

Astrit Patozi gjatë një interviste televizive tek sa fliste për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, deklaroi se ish-kryeministri,

Sali Berisha sot nuk ka hall që të mundë Kryeministrin Edi Rama, por “Alibashën” duke iu referuar kështu pjesës tjetër të Partisë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn.

Patozi tha gjithashtu se qeveria është forcuar më shumë dhe shkak për këtë sipas tij është bërë dobësimi i kampit opozitar që mori një kurs gabuar 10-vjeçarë.

“Sali Berisha sot nuk ka hall të mundë Ramën, ka hall të mundë “Alibashën”, Rama nuk është sot në fokusin kryesor të Sali Berishës, jo vetëm se e njoh atë parti por se jam vëzhgues i hollë i zhvillimeve politike në Shqipëri.

Kjo ndarje e PD nuk është e rastësishme që ndodhi nga qielli, kjo është pasojë e një kursi të gabuar 10-vjeçar, që sot po merr faturën. Opozita sot nuk ka mbyllura plagën e parë, kjo sepse nuk është çështje me interesin publik, por me interesin personal të disa individëve që tërheqin nga vetja. Duam, nuk duam ne, qeveria është e fortë dhe është forcuar më shumë për shkak të dobësisë së kampit opozitar. Përgjegjës për këtë punë janë personazhet e PD që thonë se do të bëjmë hatanë. PD ka humbur kartën morale”, tha Patozi për Klan News.