Situata problematike në vend nga përmbytjet, reagon presidenti Begaj: Të tregohet përgjegjësi maksimale

Lajme

Presidenti Bajram Begaj i bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe pushtetit vendor të tregojnë përgjegjshmëri maksimape për mbrojtjen e jetës dhe pronës të çdo qytetari, në këtë situatë të rënduar nga moti i keq.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj thotë se është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.

Mesazhi i plotë i presidentit Begaj:

Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.

Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.

Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.