




Foto që do të shikoni më poshtë është shembulli perfekt që ilustron se ku përfundojnë paratë tona dhe tuajat sa herë që paguani taksa.





Me miliarda lekë janë harxhuar vitet e fundit nëpër tenderat e gatimit, ushqimit e të pastrimit nëpër spitalet e vendit. E megjithatë duket se në realitet asgjë nuk është pastruar apo të jetë konform standarteve më minimale të higjenës.





Kështu nëpërmjet kësaj fotoje të mbërritur në redaksinë e Joq Albania nga Spitali i Tropojës, do të shikoni se jo vetëm macet e rrugës shëtisin lirshëm nëpër spital, por madje hanë edhe ushqimet e të sëmurëve.
Siç dihet spitali kërkon higjenë tepër të lartë e standarde strikte në lidhje me sigurinë e pacientëve të cilët duhet të jenë të mbrojtur nga marrja e infeksioneve. Por me sa duket nëse menaxhimin e shëndetësisë ia lë një personi të paaftë si Ogerta Manastirliu, këto janë gjëra për fat të keq të zakonshme.