“SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama, ka frikë nga hakmarrja e tij”

Lajme

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se SPAK nuk e ka hetuar kreun e PD-së Sali Berisha, pasi nuk e lejon kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Rama ka frikë nga Berisha fizikisht, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë nuk do të hapet precedenti i arrestimit të kryeministrave apo presidentëve.

“SPAK nuk e ka hetuar Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama. Berisha pretendon që drejtësia kontrollohet nga Sorosi dhe Rama. Unë jam dakord, por nëse Rama dhe Sorosi kontrollon drejtësinë pse nuk e arrestojnë Sali Berishën?

Unë mendoj se Rama e ka shumë frikë Sali Berishën fizikisht, ka frikë nga hakmarrja e Berishës apo e mbështetësve të tij. Rama ndihet i kërcënuar nga kjo, jo sot po mbase në të ardhmen.

Rama nuk dëshiron që të hapet precedenti i arrestimit të kryeministrave dhe presidentëve. Nëse do të arrestohet Berisha dhe Meta, kjo mund të bëjë që kur Ramës t’i bjerë fuqia dhe mos të jetë në pushtet, të jetë shumë më i lehtë precedimi penal”- tha Spahiu.