Studiuesi i njohur flet me emra, zbulon kush janë zyrtarët e diktaturës që sot kanë poste drejtuese

Lajme

Shkrimtari Agron Tufa denoncoi në emisionin ‘Now’ zyrtarë të diktaturës që kanë mbajtur poste të rëndësishme.

Tufa u shpreh se ligji i miratuar në Parlament i mbyll hermetikisht dosjet, ndërkohë që sipas tij kufizohet vetëm tek bashkëpunëtorët, por nuk merret me oficerë e sigurimit të shtetit që sot drejtojnë institucione të shoqërisë.

“Janë emra dhe mbiemra që janë bërë publike, kush do merret me gjeneralët e krimit, nuk mund të merremi vetëm kush ka spiunuar njërin apo tjetrin. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë pasur poste dhe janë të shumtë. Ka shumë emra që janë tek SHIK, janë persona të gjithë drejtues, operativë të sigurimit, në policinë e shtetit janë pa fund. Një emër, Fatos Reka është edhe sot në Ministrinë e Jashtme”, tha Tufa.