“Të rregullosh lirinë e fjalës, sfida e civilizimiit tonë”, Rama në Paris: Do të jemi në një situatë të keqe shumë shpejt. Mund të shpëtojmë nëse…

Lajme

Në fjalën e tij në Forumin e Paqes në Paris, ndërsa Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për aderimin në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë ka jetuar në një periudhë kur media dhe fjala e lirë as nuk ëndërroheshin, referuar diktaturës.

Rama u shpreh se është pesimist për situatën në të cilën ndodhet fjala e lirë momentalisht dhe shtoi se duhet gjetur një ekuilibër. Në të kundërt, paralajmëroi një situatë të keqe shumë shpejt.

“Kënaqësi që gjendem këtu se ka pak kohë që kam qenë shumë i frustruar nga pamundësia për të pasur një mënyrë komunikimi me institucionet dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin, mësova për këtë gjë dhe mu duk e shkëlqyer dhe shumë e dobishme me një potencial të madh për të sjellë njerëzit bashkë e për të krijuar një hapësirë ku të gjithë kanë vendin e tyre.

Jetuam në atë që ishte në një vend si Koreja e Europës të izoluar nga Perëndimi e Lindja, kurrë nuk ëndërronim për median e lirë.

Më kishin refuzuar vizën për në Britani. Përmes një miku këtu arrita të shkruaj një artikull për The Guardian.
E kishim çelur shtypin e lirë në Shqipëri, por në atë kohë ishte si një xhungël.

Marr një mesazh nga The Guardian. Mesazhi ishte që duam të flasim me ty nëse jeni i lumtur me titullin që i vëmë ne. Mendova si mund të më pyesin mua për këtë? Të nesërmen më telefonuan. Titulli ishte më i mirë se ai që i kisha vënë unë. Thashë pse më pyesni, mund t’a botonit. Por gruaja në anën tjetër më tha: Nuk funksionon kështu. Duhet të kontrollojmë çdo detaj me autorin.

Sot jetojmë në një botë ndryshe. Të rregullosh lirinë e fjalës, është sfidë e stërmadhe, sfida e civilizimit tonë, nuk mund të përhapen gënjeshtra si të vërteta. Jam shpresëplotë se diçka do të ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse ja arrijmë të kemi një ekuilibër, do shpëtojë njerëzimin. Ndryshe do jemi në një situatë të keqe shumë shpejt. Jam shumë pesimist. Do të doja t’i bëja jehonë krenarisë së Shqipërisë që është shteti i 50 pas SHBA që aplikon”, tha Rama.

(BalkanWeb)