Ter.rori.stja me bluzën e “NEW YORK”/ Ministri turk akuzon SHBA-në për shp.ërt.hi.min, çfarë do bëjë tani Turqia?!

Lajme

Ter.ro.ri.stja e arre.stuar nga policia turke në lidhje me shpërthimin në Stamboll ka pasur të veshur një bluzë ku shkruhej “New York”, shteti i katërt më i populluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani, kjo është parë si rastësi, por me deklaratën e ministrit të brendshëm turk, veshja e saj mund të jetë e planifikuar.

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, e drejton gishtin nga SHBA-ja në lidhje me sulmin terrorist, ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 88 të tjerë.

Në një deklaratë para medieve Soylu tha se nuk i pranon ngushëllimet e SHBA-së dhe ato janë si vrasësi që gjendet i pari në vendin e krimit.

Ndër të tjera, ai ‘kërcënon’ se tashmë do të ketë një kundërpërgjigje nga Turqia, por nuk dihet deri kur do të shkojë ky kërcënim.