




Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha se Sokol Olldashi ishte më i mirë se Lulzim Basha duket se ka risjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes vdekjen e ish-ministrit demokrat.





Ky humbi jetën në një aksident të rëndë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në nëntor të vitit 2013, ndërkohë që gazeta “SOT” po sjelle sot për lexuesin detaje të forta që hedhin dyshime se kemi të bëjmë me vrasje,





njësoj si me aksidentin e Kosta Trebickës në shtator të vitit 2008, dëshmitarit kyç të Gërdecit, në shpërthimin e të cilit ishte përfshirë e gjithë kupola e atëhershme shtetërore,





përfshirë këtu edhe implikimin e drejtpërdrejtë të të gjithë anëtarëve të familjes biologjike të Sali Berishës. Nëse Kosta Trebicka rrezikonte të fundoste Shkëlzen Berishën me dëshminë e tij për Gërdecin, Sokol Olldashi,





me ekzistencën e tij, rrezikonte pozitat e djalit jo biologjik të Sali Berishës, Lulzim Bashës, të cilin e katapultoi në krye të PD për të komanduar në distancë partinë. Ka disa ngjashmëri kokëforta dhe të qarta mes vdekjes plot pikëpyetje të Sokol Olldashit dhe eliminimit të Kosta Trebickës në fushat e shkretuara të Voskopojës. Por, më shumë se ngjashmëritë në rrethanat e vdekjes, Sokol Olldashi dhe Kosta Trebicka kanë një pikë të fortë të përbashkët, që është raporti i tyre me familjen e Sali Berishës. Sokol Olldashin dhe Kosta Trebickën nuk i bashkon vetëm misteri i vdekjes, por edhe një raport me një njeri. Ai është Sali Berisha. Kosta Trebicka mund të fundoste familjen e Berishës me dëshminë e tij për Gërdecin, ndërsa Sokol Olldashi ishte rreziku kryesor për pozitat e beniaminit të Berishës në krye të PD, Lulzim Basha. Kosta Trebicka mund të çonte para togave të zeza disa anëtarë të familjes Berisha, ndërsa Sokol Olldashi ishte pretendenti numër një dhe rreziku më potencial për dyshen Berisha-Basha për të marrë një ditë drejtimin e Partisë Demokratike.
Paradokset e ekspertizave
Por cilat janë paradokset, dyshimet dhe absurditetet e dy ekspertizave, për Kosta Trebickën dhe Sokol Olldashin? Olldashi dhe Kosta Trebicka udhëtonin vetëm dhe familjarët e tyre nuk i besuan kurrë ekspertizat. Të dyja makinat janë gjetur përmbys, ndërsa brenda nuk janë gjetur shenja gjaku. Sipas ekspertizës së ekspertit amerikan, Kevin Teter, Kosta Trebicka kishte dëmtime të rënda në kokë. Po ashtu, edhe ekspertët shqiptarë konstatuan dëmtime në kokën e të ndjerit Olldashi, të cilat nuk kanë lidhje me aksidentin. Si në rastin e Olldashit, ashtu edhe në rastin e Kosta Trebickës, persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë. Në vendin ku gjeti vdekjen Kosta Trebicka, shkoi i pari Agron Kuliçaj, ish-badigardi i Sali Berishës, i cili dyshohet se ka prishur provat. Ndërkaq, në vendin ku u aksidentua Sokol Olldashi, fillimisht kanë shkuar disa deputetë të PD, megjithatë zëra se kanë shkuar persona të tjera të dyshimtë. Në të dy rastet dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet. Në të dy aksidentet, kushtet teknike të të dyja makinave kanë qenë të mira dhe asnjëra nga makinat nuk ka rënë nga një lartësi e madhe. Në të dyja ekspertizat, thuhet se zonat e tavanit të mjeteve kanë qenë të shtypura dhe se kanë dëmtuar kokat e viktimave, ndërsa dolën në konkluzionin se Olldashi dhe Trebicka kishin humbur jetën nga pakujdesia.
Shpejtësia
Dëshmitari kyç i implikimit të familjes Berisha në Gërdec, Kosta Trebicka, vdiq me shpejtësi 10 km/h, duke gjuajtur për shpendë. Ndërsa Sokol Olldashi, gjithmonë sipas ekspertizës, humbi jetën me 45 km/h, me një automjet super luksoz dhe tejet të sigurt. Këto “rastësi” dhe “mrekulli” ndodhin vetëm në Shqipëri. Këto variante certifikohen vetëm nga institucionet shqiptare.