




Dhjetra qen thuhet se janë helmuar ditën e sotme në parkun e liqenit të Tiranës. Qytetarët dhe organizatat për mbrojtjen e qenve flasin për një helmim masiv, teksa janë publikuar edhe pamjet kur qentë kanë shkuar në qendrat veterinare për t’u trajtuar pas helmimit.





“KUJDES! E GJITHË ZONA E LIQENIT ËSHTË HELMUAR. SHUMË QEN KANË VDEKUR DHE VAZHDOJNË NA VIJNË NJOFTIME PËR QEN TË TJERË” -shkruan arsaalbania në Instagram.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët e bashkisë.





Ndërkohë në videot e mëposhtme, mudn të shikoni se si po trajtohen qentë pas helmimit.