Tiranë: gruaja bie nga kati i dytë ndërsa lante xhamat, ndërron jetë në spital, mosha e saj, 77 vjeç

Lajme

Paraprakisht bëhet me dije se shtetasja me iniciale H. Ç., 77 vjeçe, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, teksa po lante xhamat. Si pasojë e moshuara ka ndërruar jetë në Spitalin e Trαumës.

“Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Trαumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
Ende nuk dihen detajet e tjera të ngjarjes, të cilat do mësohen më vonë, por është vërtet një ngjarje shumë e trishtë në prag festash.
Ndoshta mosha e madhe, një humbje ekuilibri por nuk është rasti i parë që gratë Shqiptare ndërrojnë jetë duke punuar në shtëpi sic është ky rasti i larjes së xhamave apo dhe i punëve të tjera të shtëpisë.