




Videoja e mëposhtme ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe është filmuar nga gazetarët e medias online ‘miksnews’, 4 ditë më parë.





Ata shpjegojnë për JOQ se në Astir, ka ndodhur një sherr midis shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7 vjeçar (djali që qan).





Në debat e sipër i moshuari tenton të godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin, duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu.
Nuk dihet, nëse të rinjtë ishin miqtë e shoferit të urbanit.