




Janë të pafundme rastet e shantazheve të vajzave të reja në rrjetet sociale. Në një rast të fundit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregohet me fakte presioni që një i ri i quajtur Toney kërcënon një 21-vjeçare dhe shoqen e saj.





Ky person i thotë asaj t’i dërgojë video nudo e në të kundërt do i kursejë videot denigruese që poston për të në TikTok. Ai modifikon fotot e vajzave si eksorta që shkojnë për para dhe i hedh videot e montuara në faqen e tij.





Për më tepër djali ka kërcënuar edhe shoqen e vajzës së shantazhuar e cila ka ndërhyrë për ta mbrojtur.
Në bisedën epike që bën me vajzën e kërcënuar, i riu i shkruan se do i dërgojë videot që ka montuar me fotot e saj tek JOQ Albania.
JOQ vendosi t’ia bëjë më të lehtë punën autoriteteve ligj-zbatuese duke publikuar bisedat e shantazhit që janë prova të disa veprave penale që i riu ka kryer ndaj vajzave në marrjen e mëtejshme të masave ligjore.




