Top Channel mbulon shpenzimet për trajtimin shëndetësor të babait të Ronaldos

Lajme

Arbana ka bërë të ditur në prime e Big Brother se Top Channel po mbulon shpenzimet për trajtimin shëndetësor të babait të Ronaldos.

“Babai i Ronaldos gjendet aktualisht në reaminacion. Që nga ky moment Top Channel do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet, të gjitha trajtimet mjekësore të babait të Ronaldos.

Duke shpresuar të vijë sadopak në ndihmë në këtë situatë aspak të lehtë edhe financiare sepse janë kura të kushtueshme, por ne do bëjmë çmos që babait të Ronaldos mos t’i mungojë asnjë trajtim mjekësor”, tha Arbana.

“Kush e njeh këtë sëmundje e di sa e vështirë është dhe sa e vështirë është financiarisht. Gjej rastin t’ju falenderoj si televizion, Big Brother-it, autorëve të këtij programi, ty Arbana, por veçanërisht Sarës dhe Lorit që kanë treguar që janë empatike ndaj rasteve të tilla”, u shpreh Ronaldo.