




Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për gaztën “SOT”, zoti Ngjela shprehet i bindur se protesta e 12 nëntorit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta ishte një dështim.





“E dobët ishte si protestë, protestë jo popullore, por partiake. Duhet të heqin dorë nga këto non sense sepse për problemet e tij populli ngrihet vetë do i ngrenë partitë, partitë ngrenë militantët e vet dhe nuk është se mbajtën ndonjë fjalim, por u tha ky është hajdut, ky vjedh. Ky zhargoni i Enver Hoxhës, por ai barbar dhe këta barbarizmin e Enver Hoxhës e vazhdojnë akoma.





Ajo protestë nuk kishte asnjë vlerë kombëtare. Në 12 nëntor edhe serbët ekstremit protestuan, edhe Berisha në Tiranë. Pyetja është si mund të bësh ti në të njëjtën ditë revolta dhe të dhënat janë që ky punon për serbët. Një ekspertë gjerman më ka thënë se sa herë që ka krizë të shpërthimit të serbëve kundër Kosovës në Tiranë dhe këtë herë kështu ndodhi ai tha ai”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.





Ngjela: Rruga që po ndjek SHBA për ta nxjerrë nga politika
Ndërkohë Ngjela tregoi edhe rrugën që do ndjekë SHBA për të nxjerrë jashtë politikës Berishën. “Ja e mori do bjerë partia pastaj. Berisha në zgjedhjet e fundit politike nuk mori dot votat për të qenë deputet. Është një njeri i pavotuar, si mund të drejtoj partinë një njeri i pavotuar. Ai nuk e ka me ambasadoren, por e ka me Amerikën dhe nuk ia mban.





Ai është një enverist por nën nivelin e Enverit, sepse Enveri nuk vinte me vota, por me dhunë dhe e mbante me sigurimin e shteti. Atij nuk ia mban që të dal kundër Amerikës sepse Hoxha dilte dhe i bie ambasadores. Por, ambasadorja është direkt përfaqësuese e presidentit amerikan në Shqipëri ashtu si çdo ambasadore. Po ai të merret me presidentin pse merret me të. Të gjithë njerëzit që janë nën akuzë pësojnë deviacione në psikik dhe se di si do të vijojnë punët nëse politika amerikane do shkoj më tej kundër tij apo jo kjo duhet parë në vazhdim, por ai është “non ngrata” në Amerikë”, nënvizoi Ngjela për gazetën “SOT”.
Ngjela: Erion Veliaj i pamposhtur
Gjithashtu dje Ngjela është shprehur se PD është një parti e përçarë, ndërsa PS është një parti shumë e fuqishme, fakt ky i ditur botërisht nga banorët e Shqipërisë dhe jo vetëm. “Është parti e fuqishme, kot që ta zgjasim muhabetin. Kjo është e përçarë, prandaj. PD është e përçarë, janë dy PD. Një është ligjore, një është fantazmë. Gjithsesi është çarje e brendshme. Do të dalin me dy kandidatura, ky prandaj e ka marrë Metën që të dalë me Metën. Kurse Alibeaj do të dalë me të vetët. Si do të fitojnë?!Ma tregoni si do të fitojnë?! Janë të përçarë. Nëqoftëse tërhiqet Saliu, në funksion të përmirësimit të partisë së tij, dhe të bashkohet PD-ja dhe Alibeaj dhe Gjekmarkaj t’i drejtohen të djathtës shqiptare që është në perëndim…Ju nuk e dini se sa intelektualë të nivelit të lartë ka Shqipëria sot në perëndim. Bota akademike është shumë e fuqishme, janë nëpër universitete profesorë, janë avokatë, janë filozofë, nëpër katedra. Nëqoftëse ky tërhiqet dhe Alibeaj i thërret ata që të formojë një fluks politik të nivelit të lartë, akademik, që e njohin politikën si shkencë jo si pasion për të ardhur në pushtet, atëherë katër muaj zgjat pushteti i Ramës. Kurse kështu siç janë nuk bie kurrë PS dhe PS ju e dini, jua kam thënë dhe është e provuar. Rama do Saliun. Pse. E di që krijon vakum djathtas në vota. Po ata nuk duan këtë gjendje. Jua thashë pse ta zgjasim? Nuk e kanë me zgjedhjet. E kanë me rrezikun që ju vjen nga Uashingtoni. E kalojnë dot? Unë them Jo. Kaq, kjo mbaron si pyetje”, tha dje avokati Spartak Ngjela.