Tronditi vendin me veprimin e saj, Aurona Pelaj reagon pasi i doli videoja që dhunonte të moshuarën: Kam një private, mos shpërndani…!

Lajme

Pas skandalit të publikuar ditën e sotme ku një infermiere dhunon të moshuarën në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, duket se reagimet nuk kanë fund.

Teksa i gjithë rrjeti ka reaguar dhe shpërthyer në kritika për infermieren Aurona Pelaj, kjo e fundit ka bërë një reagim zyrtar në llogarinë e saj të instagramit.

Edhe pse nuk dihet nëse zyrtarisht është vetë infermierja monstër Aurona që ka reaguar apo ndonjë profil fallso, megjithatë ajo e ka konsideruar shpërndarjen e video marre.

Ndër të tjera ajo shkruan: Kjo video ka kohë. Kam kërkuar falje për trajtimin e zonjës, kam një jetë private, Ju lutem mos shpërndani gjëra që nuk janë të vërteta.

Ndërkohë kujtojmë se e moshuara është larguar nga vendi ku strehoej prej më shumë se një vit.