Tym i bardhë? Diita e së vërtetës për bashkimin e PD-së

Lajme

Sot do të zhvillohet takimi i parë mes dy grupeve të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt brenda PD-së. Negociatorët janë Edi Paloka dhe Gazment Bardhi.

Dy të mandatuarit e Berishës dhe Alibeajt do të ulen sot përballë njëri-tjetrit për të diskutuar mbi mundësinë e bashkimit në zgjedhjet vendore.

Kreu i PD, Sali Berisha mblodhi të hënën në selinë blu drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar mbi aksionin politik të opozitës por edhe nisjen e procesit të primareve.

Por paralelisht me takimin e Berishës, në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj thirri deputetët e tij të grupit parlamentar. Sot pritet për t’u parë si do të shkojë takimi i parë. “Tymi i bardhë” duket shumë larg.

/5pyetjet.al