




Një video jashtëzakonisht shqetësuese është publikuar në rrjetet sociale nga aktorja e njohur kosovare Kaltrinë Zeneli, e cila tregon disa infermiere/punonjëse duke dhu nuar një të moshuar, në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.





Në video shihet teksa keqtrajtohet një zonjë e moshuar nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere ose staf i kësaj qendre. Zeneli nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe, por u ka bërë thirrje autoriteteve dhe mediave ta ndjekin.





Punonjësja shihet teksa e goоdet disa herë në fytyrë të moshuarën, ndërsa ajo është e pafuqishme që të mbrojë veten. Në video, përveç su lmit fi zik, dëgjohen edhe ofendime e përulje ndaj zonjës së moshuar, edhe nga punonjëset e tjera.
KUJDES!!! Pamjet e mëposhtme mund të jenë sensitive për disa persona: