U dhunua nga infermierja, momenti kur e moshuara me lot në sy shfaqet pranë vajzës: Jam mirë (VIDEO)

Lajme

Me lotët që i rridhnin në faqe, e moshuara që u dhunua nga infermierja në azilin e pleqve në Pejë pohonte me kokë se ishte mirë.

Në momentet kur e bija mbërriti në shtëpinë e të moshuarve që ta merrte, e moshuara shfaqet me lot në sy dhe thotë: “Mirë jam”, ndërsa vajza e përqafon dhe e puth.

E tronditur nga ngjarja e rëndë, vajza shprehet se po presin që të përfundojnë procedurat dhe ta marrë nënën në shtëpi.