U pë*dhunua nga shoku i babait të saj, flet për herë të parë e mitura, rrëfen si Astrit Terolli e kërcënoi

Lajme

Ka reaguar për herë të parë vajza 12 vjeçarja e cila u përdhunua nga miku i babait të saj nga Saranda.

Vajza ka treguar se kjo ishte hera e parë që Astrit Terolli e përdhunoi dhe se pasi kreu aktin ky i fundit e kishte kërcënuar atë.

“Vetëm një herë më ka ngacmuar është hera e parë. Ai më kërcënoi, më tha po u tregove prindërve do t’i vras të gjithë”, tha e mitura për “Top Channel”.

Kujtojmë se ngjarja e rënë u bë publike ditën e djeshme ku Astrit Terolli abuzoi me vajzën e mitur të shoku të tij.

Të dyja familjet janë nga Saranda, por jetonin me qira në Tiranë. 55 vjeçari kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut dhe e kishte gjetur vetëm vajzën në shtëpi, me të cilën kreu edhe marrëdhënie seksuale me forcë.