U shua familja, kush janë shqiptarët që humbën jetën në aksidentin në Itali (Emrat)

Lajme

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 4 shqiptarëve që humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së dielës në Reggio Emilia.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, viktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame,

2 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç.

Nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur i plagosur partneri i 22-vjeçares, një 30-vjeçar, i cili drejtonte makinën tip “Fiat”.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani është mësuar se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar.

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë fatale. Dëmtimet kanë qenë të shumta, ndërsa mediat raportuan se iu deshën disa orë për të nxjerrë trupat e pajetë dhe makinën./tvklan.al

Një masakër! Kështu i referohen mediat italiane aksidentit tragjik që ndodhi të dielën në Reggio Emilia. 4 shqiptarë, mes të cilëve 3 fëmijë, ndërruan jetë pasi makina ku udhëtonin u përplas me një shtëpi.

Një 22-vjeçare u shua së bashku me vëllain 12-vjeçar dhe motrën 10-vjeçare. Tragjedia shtohet kur mediat kanë raportuar se 22-vjeçarja ishte nëna e djalit të vogël, rreth 2 vjeç, i cili është gjithashtu mes viktimave. I vetmi që mundi të shpëtojë, ishte shoferi, bashkëshorti i 22-vjeçares dhe babai i 2-vjeçarit. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Mediat shkruajnë se situata në vendin e ngjarjes ka qenë shumë e trishtë. Disa prej zjarrfikësve që u është dashur të nxjerrin nga mjeti trupat e pajetë nuk kanë mbajtur dot lotët përballë asaj që kanë parë. Ka qenë shumë e vështirë për ta, pasi makina tip “Fiat” kishte pësuar dëme të mëdha.

Operacioni për lëvizjen e mjetit ka zgjatur disa orë. Ndërkohë pasojat e tragjedisë dukeshin kudo. Në tokë ishin vendosur 4 çarçafë të bardhë. Një prej tyre shumë i vogël.

E gjithë qetësia u thye nga dy zëra. Dy të afërm, që mbërritën në vendin e ngjarjes, u paralajmëruan nga forcat e kërkim-shpëtimit. Fillimisht një burrë… Sapo pa çarçafët u ul në gjunjë dhe nisi të bërtiste: Çfarë ka bërë ai?

Pak pas tij shkoi një grua, e cila do të dëshmonte tragjedinë më të madhe të jetës. Nga ai aksident i ishin shuar 3 fëmijët dhe nipi. Dhimbja e saj ishe e papërmbajtshme. Është dashur ndërhyrja e mjekëve të urgjencës të cilët e kanë dërguar në spital pasi ajo ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk qëndronte dot në këmbë.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së dielës në afërsi të Parmës. Sipas informacioneve të deritanishme, mjeti ku udhëtonin 5 personat u përplas me një shtëpi të pabanuar. Deri më tani mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit të rëndë.

Ardian dhe Anjeza Hyseni u shpërngulën para shumë vitesh nga Sukthi drejt Italisë për një jetë më të mirë. Prindër të katër fëmijëve, ata vendosën që jetën e tyre ta ndërtonin në shtetin fqinj, në qytetin e Firences.

Mbrëmja e së dielës ishte tragjike për ta. Tre nga katër fëmijët humbën jetën në aksidentin tragjik në Reggia Emilia, ku vdiq dhe nipi i tyre vetëm 2 vjeç.

Shane A. Hyseni, 22 vjeçe

Rejana A. Hyseni, 8 vjeçe

Resat A. Hyseni, 11 vjeç

Mattias Lame (djali i Shanes), 2 vjeç

Fëmija i vetëm i mbetur gjallë në familjen Hyseni, D. Hyseni, aktualisht 18 vjeç, po gjendet pranë dy prindërve, të cilët si pasojë e tronditjes janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që kanë shkuar mediat, Anjeza Hyseni ka shkuar në vendin e ngjarjes pas ngjarjes. Ajo është dërguar në spital pasi ka dëshmuar vdekjen e 3 fëmijëve dhe nipit.

Tragjedia ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës (30 Tetor 2022). Katër viktimat udhëtonin në një makinë tip Fiat së bashku me Orjol Lamen, 30 vjeç, partneri i 22-vjeçares. Ai është i vetmi i mbijetuar i aksidentit. 30-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet që ai të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka përfunduar duke u përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar. Mediat italiane shkruajnë se po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë./tvklan.al