Vdekja e 16-vjeçarit/ Reagon për JOQ pasagjeri i makinës tjetër të aksidentuar: Ngushëllime familjes, pamë vdekjen me sy!

Lajme

16-vjeçari Flavio Mankollari, është i mituri i cili humbi jetën ditën e djeshme, pasi nuk i rezistoi dot plagëve të aksidentit të ndodhur pak kohë më parë në Lagunën e Patokut.

Përplasja e dy makinave ishte fatale për të miturin, i cili ishte edhe një nxënës ekselent. Shokët dhe shoqet e gjimnazit “Qemal Stafa” janë tejet të pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëmoshatarit të tyre i cili ishte nxënës shembullor dhe promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ ALBANIA ka shkruar një nga personat që ka qenë në makinën tjetër të aksidentuar. Ai tregon se ka qenë pasagjer bashkë me mamanë e tij dhe të dy janë plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë ai kërkon që t’i shprehë ngushëllime familjes së 16-vjeçarit dhe shërim të shpejtë mamasë dhe vëllait të tij, pasi edhe ata janë plagosur.

Sipas tij, ambulanca ka vonuar gati 20 minuta, ndërsa policia s’e hapi telefonin.

I riu shkruan:

Peshendetje Joq albania dua beje nje sms anonim ju lutem jam nje djal i pales Kundeshtare, që jemi perplas me makine ne Lagun te Patoku kok me koke un kam qen Pasagjer me gjith Mamin tim te dy kemi pas fraktura shum nuk eshte e lehte per ta se kan humbur nje drite syri, e kemi pa vdekjen me sy sherim te shpejte Vllait te vete dhe nenes tyre se dhe ato jan demtuar shum. Policia nuk mu përgjigj! Ska pas viktima vetem ai djali si pat ra koma, ai kishte vdekur dje. E keni shpernda ju.