Vëllai i Sokol Olldashit nxjerr zbuluar Berishën: Të erdhi Basha në zyrë duke qarë, ti kërcënove…

Lajme

Vëllai i të ndjerit Sokol Olldashi, Ardian Olldashi ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës i cili tha se Sokol Olldashi bëri gabim gjatë përballjes me Lulzim Bashën.

ashi thotë se deklarata e Berishës është e pavërtetë, teksa shkruan se ka qenë vetë Berisha që sipas tij ka kërcënuar krerët e degëve të PD për mos të ndihmuar Sokol Olldashin që sipas të dhënave ishte para në këtë zgjedhje.

“Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule. Te merkuren ne darke, pra ne Daten 26.06.2013 Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundeshme te tijen. Per c’arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh.

Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe. Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per ti kercenuar me shprehje qe me mire mos ti perserisim. Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera? I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende. Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken” shkruan Olldashi.