Vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, ekspertiza: Indrit Ndoj u qëllua me kaçavidë

Lajme

Indrit Ndoj është 34-vjeçari që u gjet pa shenja jete i hedhur në një kanal në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Trupi u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten nga familjarët të cilët po shkonin në punë.

Pas kryerjes së autopsisë, rezulton se Ndoj nuk është qëlluar me armë zjarri por me një kaçavidë.

I ndjeri është goditur me kaçavidë në arterien femorale ndërsa ka qene nën efektin e lëndëve narkotike.

Autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë.