Xhelal Mziu i çon mesazhe Berishës, por duket se ai s’ia fal “tradhtinë” dhe e ka vendosur kandidatin e Kamzës

Lajme

Xhelal Mziu, prej disa ditësh është vetëofruar për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës.

Ai është duke i çuar mesazhe publike Sali Berishës, duke deklaruar se ka aq shumë fuqi në Kamëz, sa të mundë edhe Edi Ramën.

Por duket se Sali Berisha, pavarësisht se Mziu i ka shkuar së fundmi edhe në mbledhjen e deputetëve të tij, nuk ia fal “tradhtinë” që për muaj të tërë vendosi të mbështesë Lulzim Bashën, në betejën kundër tij.

Dhe për këtë arsye, me shumë gjasë do të zgjedhjet një tjetër kandidat për Bashkinë e Kamzës.

Bëhet fjalë për ish-deputetin socialist Asllan Dogjani, të cilin këtë të marrtë e kanë ftuar në televizionin e të birit dhe madje i kanë bërë edhe një profil, duke e ngritur në qiell.

“Asllan Dogjani vjen nga radhët e Policisë së Shtetit ku ka mbajtur detyra të rëndësishme deri në nivelin “Drejtor qarku”. Gjithashtu ai ka qenë më herët pjesë e politikës aktive, duke u zgjedhur kështu deputet i Kukësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Asllan Dogjani ka qenë pjesë aktive e protestave të PD-së në opozitë kundër qeverisë Rama. Lidershipi i atëhershëm i PD, i drejtuar nga Lulzim Basha, nuk e përfshiu Asllan Dogjanin në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, megjithëse rezulton një prej emrave me mbështetje të fuqishme në radhët e PD-së.

Gjatë viteve të fundit, Asllan Dogjani ka ushtruar aktivitetin e tij profesional si avokat megjithëse nuk është shkëputur asnjëherë nga aktiviteti politik dhe bashkëpunimi me qytetarët, sidomos në zonën e Kamzës.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Dogjani mori mbi 5 mijë vota preferenciale si kandidat i opozitës për deputet në qarkun e Tiranës.

Me rikthimin e Sali Berishës në krye të opozitës u vendos që përcaktimi i kandidatëve për bashkitë e vendit do të bëhet nëpërmjet procesit të primareve, ku pritet të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së.

Kjo hapësirë i ka dhënë mundësi Dogjanit t’u drejtojë mbështetësve të opozitës për të kërkuar mbështetjen e tyre për të fituar, së pari garën brenda opozitës dhe më tej përballë kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Kamzës”, shkruan portali i familjes Berisha.

Një mesazh i qartë ky, për Xhelal Mziun.