




Pas një kohë të gjatë qetësie, ka dalë në skenë ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përmes një postimi në Facebook, ai ka reaguar në lidhje me akuzat që Berisha i ka bërë për portin e Durrësit.





Sipas tij, Berisha po shpif dhe këtë e bën sa herë që do të fshehë diçka.
Më pas ai shton se trekëndëshi i Bermudës, ku fut Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën, është i pandarë në korrupsion dhe në lidhje me krimin.





Basha shkruan:
Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.